Presidentja Osmani viziton ushtarët amerikanë në “Bondsteel” për drekën e Krishtlindjeve

Aktuale

Presidentja Osmani viziton ushtarët amerikanë në “Bondsteel” për drekën e Krishtlindjeve

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:25
Osmani për drekën tradicionale e Krishtlindjeve ka qenë në kampin amerikan ”Bondsteel“, në Ferizaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për drekën tradicionale e Krishtlindjeve ka qenë në kampin amerikan ”Bondsteel“, në Ferizaj.

Osmani aty iu ka uruar Krishtlindjet ushtarëve amerikanë.

Po ashut bashkë me të ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffry Hovenier.

“Përcolla mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë. Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat“, ka shkruar Osmani në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat