“Kurti do ta rikthejë Vitinë ministër të Shëndetësisë”

Aktuale

“Kurti do ta rikthejë Vitinë ministër të Shëndetësisë”

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 21:02
Arben Vitia

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të emërohet ministri i ri i Shëndetësisë.

Mushkolaj, ka thënë se Kryeministri Kurti do ta rikthejë ish-ministrin Arben Vitia në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Deklarimet Mushkolaj i bëri përmes një postimi në Facebook.

“Tash na kthen Albini prapë Arben Vitinë ministër t’Shëndetësisë”, ka shkruar Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat