Reagon Kuçi pas emërimit të Arben Vitisë

Aktuale

Reagon Kuçi pas emërimit të Arben Vitisë

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Natyra Kuçi

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë si Ministër i Shëndetësisë.

Ajo është shprehur e mllefosur në lidhje me këtë vendim duke thënë se Vitia nuk ka dhënë llogari për skandalet në kohën sa ishte ministër.

“Vitia nuk ka dhënë llogari ende për skandalet sa ishte ministër. Tubimet në kohë pandemie. Listat e izolimit në konvikte që lëshonin e ndalonin kë donin. Ka mbi vete edhe viktima, që nuk kanë gjetur drejtësi!

Këto Kurti i ka të parendësishme se nuk gjeti servil me të mirë sa ky. Por njerëzit nuk harruan! “, shkroi Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat