Ambasada e Italisë solidarizohet me ekipin e gazetarëve: Nuk ka asnjë justifikim për dhunën

Aktuale

Ambasada e Italisë solidarizohet me ekipin e gazetarëve: Nuk ka asnjë justifikim për dhunën

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zupç të Zubin Potokut, ku ka shprehur solidaritet për këtë televizion.

Kjo ambasadë, përmes një postimi në Twitter, tha se dhuna nuk justifikohet.

“Nuk ka asnjë justifikim për dhunën. Synimi i gazetarëve është edhe më i egër.

Solidariteti ynë për ekipin e Televizionit Klan Kosova dhe të gjithë gazetarëve në terren për punën e tyre themelore”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat