Enver Hasani: EULEX-i me pa duke e vra njeriun, s’ka mandat me t’rrokë përpara

Aktuale

Enver Hasani: EULEX-i me pa duke e vra njeriun, s’ka mandat me t’rrokë përpara

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 22:07
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka thënë se misioni i EULEX-it në Kosovë nuk është shumë aktiv nga aspekti policor.

Ai, duke komentuar kërkesat e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, që të luajë rol më të madh për krizën në veri, ka thënë se me EULEX-in ky nuk është rasti.E madje, sipas Hasanit, EULEX-i edhe po të ishte prezent gjatë vrasjes së një njeriu, nuk do mtë mund të ndërhynte.

“Mandati i EULEX-it është me mandat tjetër, jo me dërgu helikopterë në cep të Kosovës për me arrestu njerëz. Me pa qaty duke e vra njeriun, s’ka mandat me rrokë përpara se s’është detyrë e tij. Mundet me qenë vetëm dëshmitar, por ka edhe imunitet dhe nuk të vjen”, ka thënë Hasani në Pressing të T7.

Hasani ka vlerësuar se ndërhyrja e Policisë së Kosovës për heqjen e barrikadave do të duhej të arsyetohej mirë para shteteve aleate, sepse një veprim i tillë, sipas tij, më shumë do të mund të hapte probleme të reja, se të evitonte të vejtrat.

Sipas Hasanit, kriza në veri duhet të zgjidhet me marrëveshje politike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat