Gaxherri: Vetëvendosje ka përfituar në çdo situatë, madje edhe kur s’është dashur

Aktuale

Gaxherri: Vetëvendosje ka përfituar në çdo situatë, madje edhe kur s’është dashur

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 08:25
Besa Gaxherri

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se barrikadat në veri nuk janë problem, sipas saj, problem janë sjelljet e kryeministrit të vendit Albin Kurti.

Sipas Gaxherrit, barrikadat të vendosura në veri janë politike dhe sipas saj, ato mund të largohen në pajtim me KFOR-in, NATO-n dhe SHBA-në.

“Krejt kjo mund të ndodhë në pajtim me KFOR-in, me NATO-n, me ShBA-në, nuk është ndonjë problem ato barrikada ato janë krejt politike, sjelljet e kryeministrit janë problem pikërisht sjelljet e tij për të shkaktuar këtë krizë që u bë pa nevojë”, tha ajo.

Anëtarja e LDK-së, tha se Vetëvendosje që tanimë është në pushtet ka përfituar nga situatatë edhe kur nuk është dashtë.

“Ju e dini të gjithë ne e kemi pasë Vetëvendosjen një kohë të gjatë në opozitë dhe vërtetë kemi pasë jo vetëm kundërshtime, por kemi pasë edhe akuza të rënda deri në tradhtarë për aspektin e veriut edhe por secili subjekt politik kur është fjala në raport me Serbinë. Dhe qysh po e shihni dhe tash VV-ja, nuk ka opozitë në raport me dialogun me Serbinë dhe çështjet nacionale, ndërsa Vetëvendosja nuk ka qenë e tillë, ka qenë një subjekt politik i cili ka përfitu edhe kur s’është dashtë. Dmth gjithmonë e ka shfrytëzu çdo situatë për të përfituar dhe unë po them se kemi pasë barrikada shumë më të mëdhaja ose më të fuqishme të cilat janë largu problemi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat