Agim Musliu: Vuçiq si kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi, po zbaton modelin rus të Kishës Ortodokse serbe

Aktuale

Agim Musliu: Vuçiq si kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi, po zbaton modelin rus të Kishës Ortodokse serbe

Nga: N. Sh. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 08:52
Aleksander Vuçiq gjatët takimit me kreun e Kishës ortodokse serbe

Ekesperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq po e zbaton modelin rus të manipulimit të Kishës otodokse serbe.

Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, Vuçiqi mbrëmë është takuar me kreun e kësaj kishe, njëjtë sikurse kryekriminelët e luftës Karaxhiq e Mladiq.

Sipas tij, Kishta ortodokse serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqësore, dhe ka nxitur luftëra.

Postimi i plotë:

Modeli rus i mainpulimit të kishës po zbatohet edhe nga Aleksandar Vuçiqi.

Mbrëmë ai u takua me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, sikurse dikur kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi!

Kisha Ortodokse Serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqësore dhe ka nxitur luftërat në ish-Jugosllavi.

Edhe mbrëmë, Kisha Ortodokse Serbe u bë levë për zhvendosjen e paqes së brishtë në veri të Kosovës. Si vegël e Vuçiqit, ajo u rendit në setin e mjeteve luftarake, duke këcënuar Republikën e Kosovës, dhe së këndejmi duke u bërë inspirim për kriminelët e barrikadave në veri të trios Ëagner - Civilna Zastita - Severna Brigada!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat