Propaganda e Listës Serbe: Kurti mund të organizojë sulme ndaj EULEX-it dhe KFOR-it

Aktuale

Propaganda e Listës Serbe: Kurti mund të organizojë sulme ndaj EULEX-it dhe KFOR-it

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 09:43
Lista Serbe

Lista Serbe e ka mohuar se serbët e veriut qëndrojnë prapa sulmeve ndaj pjesëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it në Veri të Kosovës.

“Shtabi i krizës në emër të popullit serb i bën thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të rrisin vigjilencën”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

Derisa, duke u lëshuar në konspiracion, ata shkruajnë se “shprehim dyshime serioze se Kurti është i gatshëm të organizojë një sulm ndaj anëtarëve të këtyre misioneve dhe të akuzojë serbët për këtë”.

Prandaj sipas tyre, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “hedh gënjeshtra për sulmet ndaj KFOR-it me qëllim që serbët të futen në konflikt me KFOR-in, i cili është i vetmi formacion ligjor i armatosur në përputhje me rezolutën 1244”.

“Refuzimi i KFOR-it dhe EULEX-it për t’u vënë në shërbim të regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit është arsyeja pse Kurti kërkon të sajojë sulme ndaj këtyre organizatave me gënjeshtra”.

Sipas Listës Serbe, e cila dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfaqësuesit politikë të popullit serb dhe anëtarët e shtabit të krizave vazhdimisht kanë ftuar publikisht qytetarët që të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe EULEX-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat