Ish-këshilltari i Hotit: Arben Vitisë duhet me i thanë faleminderit që u kthy

Aktuale

Ish-këshilltari i Hotit: Arben Vitisë duhet me i thanë faleminderit që u kthy

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:45
Visar Berisha

Visar Berisha ish-këshilltari për shëndetësi i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, ka komentuar emërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Berisha ka thënë se duhet të jemi falënderues ndaj Vitisë i cili pranoi të kthehej në kry të këtij sektori.

Ai ka akuzuar disa të tjerë që sipas tij, mburren por nuk patën guxim që ta marrin këtë përgjegjësi.

“Per 80 dite Ministra e Shendetesise s`kishte minister. Sot ka. Arben Vitise duhet m`i thane falemneres qe pranove m`u kthye se ata koqobashat tjere qe rrehin uje ne hava e s`ia banje bam kurr per kurgjo, nuk kane pranue me marr kete pergjegjesi! Dojne hala me hanger ne te terun. Te rrijme shtremte e te flasim drejt.”, ka shkruar ai.

Ndryshe Qeveria Kurti ka emëruar përsëri Arben Vitin në pozitën e ministrit. Vitia ishte dorëhequr pasi i ishte futur garës për kryetar të Prishtinës, garë të cilën e kishte humbur.

Kujtojmë se për 79 ditë Shëndetësisa ishte pa ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat