​Deputeti i VV-së: KFOR-i ka dështuar në veri të Kosovës

Aktuale

​Deputeti i VV-së: KFOR-i ka dështuar në veri të Kosovës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:48
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. Sipas Dugollit, Qeveria e Kosovës ka kapacitet për t’i larguar barrikadat e vendosura nga njerëzit e armatosur në veri të vendit, të cilët janë nën urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por siç ka thënë ai, është kërkesa e KFOR-it, ajo që ka lënë pa vepruar Qeverinë e Kosovës për t’i larguar barrikadat.

“Nëse nuk do ta kishim dëgjuar KFOR-in do të akuzoheshim se nuk jemi duke bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tani çdokush e ka të qartë se Qeveria e Kosovës ka toleruar për tej masës. Unë mendoj që KFOR-i ka dështuar në kryerjen e misionit të vet sipas rezolutës 1244”, ka deklaruar Dugolli.

Më tej, ai ka thënë se KFOR-i është përgjegjës për vijën kufitare të Kosovës.

“Në momentin që futen grupe të armatosura, kanë ardhur ilegalisht në Kosovë dhe jo nga pika kufitare”, ka përfunduar Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat