Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, vjen thirrja e fortë për ndërkombëtarët: Doni luftë, pastaj të veproni?

Aktuale

Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, vjen thirrja e fortë për ndërkombëtarët: Doni luftë, pastaj të veproni?

Nga: A.Zh Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka kërkuar që t’I jepet fund komplotit serbo-rus ndaj shqiptarëve.

Ai ka kritikuar ndërkombëtarët, që sipas tij, janë symbyllur ndaj krimeve dhe kërcënimeve të reja me luftë nga Serbia ndaj Kosovës, përcjell Bota sot.

Kurti ka pyetur nëse duhet të shpërthejë lufta e re dhe pastaj të veprojnë ndërkombëtarët.

Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Duhet të demaskojmë dhe ti japim fund komplotit 100 vjeçar Serbo-Rus ndaj shqiptarëve!

Në cilin vend sovran të botës do të tolerohej që bandat kriminale, të armatosura, të një shteti tjetër të hynë në territorin e një shteti sovran, të ngrenë barrikada dhe të terrorizojnë qytetarët e këtij shteti (edhe serbët e Kosovës)?!

Ndërsa shqiptarët të cilët para disa viteve shkuan në Iliridë (Maqedoninë e Veriut) për t'ju dalë zot vëllezërve tanë shqiptarë të cilët po terrorizoheshin brutalisht nga regjimi kriminal i Gruevskit u shtypën me dorë të hekurt.

Në orët e hershme të mëngjesit kur ata ishin duke fjetur u sulmuan brutalisht pa asnjë paralajmërim me armë të rënda dhe me tanke nga forcat ushtarake dhe të policisë speciale. Një pjesë të ketyre burrave i ekzekutuan kurse të tjerët u dënuan për terrorizëm me burg të përjetshëm!

Pyetja shtrohet, pse janë ndërkombëtarët jashtëzakonisht symbyllur dhe tolerant ndaj krimeve dhe kërcënimeve të reja me luftë nga regjimi serb?!

Po vallë, ende nuk mësuan nga Millosheviqi dhe Putini, sesi duhet vepruar ndaj këtyre kriminelëve?!

Apo doni që tani edhe nxënësi më i devotshëm i këtyre të dyve, Vuçiq, të gremisë Ballkanin në një luftë të re dhe pastaj ju të veproni?

"Parandalimi është më i mirë dhe më i lirë sesa shërimi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat