Hoti paralajmëroi zgjedhje të reja, vjen kundërpërgjigja nga Bajqinovci - ja mesazhi i tij

Aktuale

Hoti paralajmëroi zgjedhje të reja, vjen kundërpërgjigja nga Bajqinovci - ja mesazhi i tij

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 23:21
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth një deklarate të ish-kryeministrit Avdullah Hoti i cili ka thënë se kjo Qeveri nuk ka gjasa ta përfundoj mandatin.

Bajqinovci shkruan se Hoti për kërkon zgjedhje në kohën ku sipas tij Albin Kurti po përpiqet të rrëzohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Avdullah Hoti po kërkuaka zgjedhje. Në kohën kur Vuçiqi po e dëshiron me çdo kusht rrëzimin e Albinit, opozita po përkujdeset për metodat se si t'ja mundësojnë më lehtë”, shkruan deputeti, i cili e quan Hotin si “Ish-kryeministri i paligjshëm”.

“Ish-kryeministri i paligjshëm edhe më parë ka pasur deklarata absurde: thoshte se asnjë votë e LDK-së nuk kalon në Vetëvendosje; pastaj thoshte se Vetëvendosje do të zhduket si parti etj. Edhe kjo deklaratë e tij për zgjedhje është e një kategorie të tillë”, mendon Bajqinovci.

Ai shton se opozita nuk duhet të përgatitet për zgjedhje, por për ballafaqim me Serbinë.

“Çfarëdo qëndrimi jashtë këtij kuadri, është në dobi e në shërbim të Vuçiqit. Deputeti Hoti, partia e tij dhe të tjerët nga opozita duhet t'i shmangen atij rreshti. Në të kundërt, populli i bën që ta harrojnë 12%-shin!”, përfundon deputeti i mazhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat