Hapet Aeroporti i Prishtinës, alarm i rremë për bombë me “qëllime të caktuara”

Aktuale

Hapet Aeroporti i Prishtinës, alarm i rremë për bombë me “qëllime të caktuara”

Nga: Bota sot Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:08 Përditësuar në ora: 12:35 më 28.12.2022
Aeroporti “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë lëshohet në qarkullim

Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara, përcjell Bota sot.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës.

Mbyllja e aeroportit, qytetarët s’e dinë nëse do të udhëtojnë sot

Paraditen e sotme aeroporti ndërkomnëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pranoi një kërcënim me bombë. E qytetarë të shumtë po kthehen, por ka edhe shumë që po presin për të marrë përgjigje se a do të mund të udhëtojnë sot apo jo.

Ajshe Jakurtaj, e cila sot pati për të udhëtuar për në Dusseldorf tha se derisa ishin duke i dorëzuar dokumentet, iu thanë që të largohen nga ambientet e aerportit për shkaqe sigurie.

Ajo tha se nuk kanë ndonjë informacion nëse do të mund të udhëtojnë sot apo jo.

Jakurtaj: Nga ora 09:00 jemi duke pritur

“Për Duseldorf kam pas duke i dorëzuar kuferat na thanë me i lënë dhe më dal jashtë dhe jemi nga ora 9 duke pritur këtu… kurgjo hiq veç largohuni për shkaqe sigurie, rrini jashtë tjetër përgjigje nuk kemi ende… nuk e di çka me thënë, mendja nuk ma merr hiç se nuk janë gjasat e mira deri të hyjmë aeroplanat nuk na pranojnë, nuk di çka me thënë”, tha jo.

Edhe Agim Bajrami ka një orë që po pret para aerportit për të ditur se a do të mund të udhëtojësot drejt Gjenevës apo jo.

Ai tha se posa hynë brenda u njoftuan për tu larguar, por që nuk kanë ndonjë informatë tjetër.

Bajrami: Unë s’pata frikë, gruaja po

“Do të udhëtoj… për Gjenevë…alaram për me dal jashtë.. unë jo (nuk pata frikë) shoqja ime po”, tha shkurt ky qytetar.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara njoftoi se pas pranimit të këtij informacioni udhëtarët dhe personelit janë evakuar dhe janë të sigurt. E në hapësirat e brendshme të aerportit të Prishtinës tashmë kanë arritur njësitët K9. Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është mbyllur përkohësisht.

​Mbyllja e aeroportit, kthehen udhëtarët

Pas kërcënimit me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës shumë udhëtarë po kthehen mbrapa.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie kanë thënë se ky aerport për momentin është mbyllur.

Ndërsa ka edhe qytetarë të tjerë që po presin para aeroportit.

Kërcënimi me bombë, Njësia K9 arrin te aeroporti

Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pas kërcënimit me bombë.

Policia e Kosovës njoftoi më herët se aeroporti është mbyllur përkohësisht.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

Kërcënimi me bombë, dalin pamje nga aeroporti

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë një kërcënim me bombë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara, e cila ka bërë me dije se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.

Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.

Më poshtë gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes:

Mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

Kërcënim me bombë në aeroportin “Adem Jashari”, evakuohen udhëtarët dhe personeli

Aeroporti “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë”.

“Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat