Prokuroria deklarohet për arrestin shtëpiak të Pantiqit: Ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe..

Aktuale

Prokuroria deklarohet për arrestin shtëpiak të Pantiqit: Ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe..

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë sqarime rreth zëvendësimit të masës së paraburgimit në arrest shtëpie për të dyshuarin për terrorizëm, Dejan Pantiq.

Në një komunikatë për medie Prokuroria thotë se edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

Sipas Prokurorisë, për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit, i human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së kësaj prokurorie, më 12.12.2022, Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Dejan Pantiq, ka caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “Sulm terrorist”.

Edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

Pas vizitave të ekipeve mjekësore të Eulex-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzoj të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat