Barrikadë “spontane” në mbështetje të serbëve në Kosovë

Aktuale

Barrikadë “spontane” në mbështetje të serbëve në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 20:29
Barrkiada e vendosur në Merdar

Pika kufitare e Merdares ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim, pas vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë - rreth dy kilometra larg kufirit.

Rruga Nish - Prishtinë është bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit nga një grup prej rreth njëzet personash, me kamionë dhe traktorë.

Njëri prej tyre ka thënë për Radion Evropa e Lirë se janë mbledhur “spontanisht” nga vende të afërta, për t’i ofruar mbështetje popullatës serbe në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat