Vendimi ndaj Pantiqit, Vërtopi: I arsyeshëm, raste të tilla kishim edhe në të kaluarën

Aktuale

Vendimi ndaj Pantiqit, Vërtopi: I arsyeshëm, raste të tilla kishim edhe në të kaluarën

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:24
Avokati Florin Vërtopi

Avokati Florin Vërtopi ka folur në Politiko rreth aktvendimit të Themelores së Prishtinës për ndryshimin e masës së sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiqit.

Vërtopi ka vlerësuar se vendimi ndaj Pantiqit në aspektin juridik është më se i arsyeshëm.

Kjo pasi sipas avokatit, edhe në të kaluarën në Kosovë për shkak të kushteve të tilla të të akuzuarve, atyre u është ndryshuar aktvendimi.

“Në praktikë vendime të kësaj natyre, ndodhin. Kanë ndodhur te rastet për krime lufte me dënime mbi 5 vjet. Ka ndodhur edhe të rasti “Toka”. Ndëshkimi është i njëjtë. Në aspektin juridik, nëse janë plotësuar kushtet atëherë prokurori e ka për detyrë me vlerësuar, se a kanë pushuar kushtet, edhe me ndërmarrë veprimin e caktuar juridik. Në praktikë kemi pasur propozime të kësaj natyre. Nuk lidhet vetëm për veprën terrorizëm, por lidhet edhe me veprat tjera penale. Ky i pandehur ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka qenë i ndaluar në stacionin policor në Jarinje ku nuk dihen kushtet e mbajtjes së tij. Nëse e ka konstatu EULEX-i se gjendja shëndetësore ishte jo e mirë, dhe ekzistojnë kushtet për me majt në paraburgim e kemi nenin 192 i cili e përcakton në cdo kohë këtë”, tha avokati Vërtopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat