​Abdixhiku mediave: Do të angazhohemi që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë

Aktuale

​Abdixhiku mediave: Do të angazhohemi që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar përfaqësues të mediave të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se, si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë.

“Sonte, organizuam ndejën e fundvitit me media, gazetarë, opinionistë e anëtarë të shoqërisë civile. I falënderova për punën dhe përkushtimin gjatë këtij viti në ndërtimin e një shoqërie demokratike, për të cilën vendi ynë ka aq shumë nevojë. Bindjet e orientimet tona bëhen të parëndësishme në këtë rrugëtim gjithëshoqëror.

Si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë. Gëzuar, e punë të mbarë në vitin e ri!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat