Nisin përplasjet midis barrikaduesve në veri, rusët paraqesin problem – ja çfarë po bëjnë

Aktuale

Nisin përplasjet midis barrikaduesve në veri, rusët paraqesin problem – ja çfarë po bëjnë

Nga: Bota sot Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 07:02 Përditësuar në ora: 10:56 më 29.12.2022
Vendi ku ndodhej barrikada në Merdare.

Rudarë, situata akoma e njëjtë – nuk largohen barrikadat

Barrikadat që janë vendosur në Rudarë akoma nuk janë lëvizur deri më tani.

Nuk ka asnjë lëvizje të kamionëve dhe vetëm pak banorë të asaj zone vërehen se qarkullojnë në rrugë.

Ndërkaq, barrikadat që ishin vendosur para pikës kufitare të Merdares në territorin e Serbisë janë larguar.

Numri i barrikadave tanimë ka shkuar në 13-të. Kjo pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka sulmuar Zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.

Të njëjtit dje i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Situata në ato zona vazhdon të jetë e tensionuar. Grupet kriminale në shumë raste i kanë sulmuar qytetarët, mediat, por nuk munguan as sulmet ndaj organeve të sigurisë.

Megjithatë, presidenti serb Vuçiq tha mbrëmë vonë se janë pajtuar me serbët e Kosovës që nga mëngjesi i sotëm të fillojë heqja e tyre.

Flasin serbët të pranishëm te barrikada që u hoq në Merdare

Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes, sipas ekipit të Radios Evropa e Lirë që ndodhet në vendin e ngjarjes.

Personat që ishin të pranishëm në këtë vend ku ishte bllokuar rruga, thanë se ishin pjesërisht të kënaqur me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e së mërkurës.

Ata theksuan se po veprojnë në koordinim me pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova.

Më 27 dhjetor, pika kufitare në Merdare u mbyll nga Policia e Kosovës pasi një grup serbësh në Serbi kanë bllokuar rrugën për në kufi.

Për të enjten është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës.

Barrikadat në veri janë vendosur me 10 dhjetor si kundërshtim ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror në Mitrovicë të Veriut si dhe Zubin Potok.

E fundit, pika kufitare në Merdare lirohet për qarkullim

Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar u bllokua rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.

Bllokimi i rrugës ishte bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade ishtembyllur për qarkullim.

"Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, përcjell "Bota sot".

Nisin përplasjet midis barrikaduesve në veri

Një numër i konsiderueshëm i rusëve nëpër barrikada nuk po i binden urdhrit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi mbrëmë se largimi i këtyre barrikadave do të nisë mëngjesin e sotëm dhe do të përfundojë brenda 48 orëve.

Burime të KP kanë bërë të ditur se ata (rusët) të cilët po udhëhiqen drejtpërdrejt nga Moska, janë këmbëngulës që barrikadat të mos hiqen.

"Kanë filluar tashmë përplasjet dhe ndasitë mes barrikaduesve. Derisa shumica janë për respektim të urdhrit të Vuçiqit, rusët po paraqesin problem duke kundërshtuar dhe duke mos dashur të lejojnë largimin e tyre. Dyshohet se ata (rusët) i kanë djegur kamionët gjatë natës mbi urën e Zveçanit në shenjë revolte kundër një urdhri të tillë. Mësohet se Vuçiq ka nisur nga Beogradi ‘njerëz të fortë’ në barrikada për të mos lejuar pengimin e largimit të tyre nga grupe të caktuara" kanë thënë burimet.

​Shtohen lëvizjet e policisë dhe të EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës

Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it vërehen afër barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Barrikada vazhdon të qëndrojë në këtë lokacion, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës.

Situata e sigurisë aktualisht është e qetë. Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar kështu rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. 

Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet nga fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën mbrëma në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Ajo tha se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Këto deklarime erdhën pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Pushteti akuzoi gjyqësorin për ndryshimin e masës, ndërsa opozita fajësoi qeverinë për marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat