Djegia e kamionëve në veri, Policia: S’raportohet për lëndime

Aktuale

Djegia e kamionëve në veri, Policia: S’raportohet për lëndime

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy kamionëve gjatë natës në veri të vendit.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur "Shkëmbi i Dudës" në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.”, është bërë e ditur nga PK.

Përveç dëmeve materiale, sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

Kamionët, që kanë shërbyer si një nga 13 barrikadat në veri, kanë penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë. Barrikadat janë paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte), ndërsa është thënë se deri të premten mund të largohen tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat