Deputetja e PDK-së: Mirëmëngjesi Albin! A ëndërrove që je opozitë me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”...

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Mirëmëngjesi Albin! A ëndërrove që je opozitë me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”...

Nga: M.L. Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:41
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ironizuar me Kryeministrin Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit në veri, si lënia e ish policit Dejan Pantiq në arrest shtëpie dhe kërkesa e Serbisë për heqjen e barrikadave.

Deputetja i është drejtuar Kurtit duke i thënë se nëse ai do të ishte opozitë, sot do të dilte në protesta duke kërkuar Vetëvendosje e jo negociata.

Ahi ja thënë se, Kurti viktimizohet e vajton, ndonëse vet i ka emëruar drejtorin dhe inspektorin e AKI-së.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Albin!

A ëndërrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”

Mundësisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë.

Po në realitet je kryeministër që nuk je “në ngjarje” çka po ndodh, ani pse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prapë viktimizohesh e vajton.

Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në këtë vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat