​“Saime Domazeti u vra në duart e shtetit”

Aktuale

​“Saime Domazeti u vra në duart e shtetit”

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Konferenca për media

"Edhe Saime Domazeti vritet në duart e shtetit", titullohet raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi për vrasjen e fundit të gruas nga Dragashi.

Arrita Rezniqi nga IKD në një konferencë për media, ka thënë se rasti i dhunës në familje ishte raportuar ditë më parë, kur e njëjta nga familjarët ishte lënë jashtë në qilar.

"Ky rast e ka fillimin disa ditë më parë se sa është raportuar rasti i vrasjes. Ky rast është raportuar më 8 nëntor, nga policia është adresuar si dhunë në familje, meqë viktima ishte vendosur në një qilar apo shupë, duke cenuar skajshmërisht të drejtat e saj. Të pandehur në këtë rast, janë kunata dhe nipi i së njëjtës që kanë jetuar në një shtëpi me të. Policia më 15 nëntor ka dorëzuar kallëzim penal. Prej 8 nëntorit e ndjera ka mbetur në mëshirë. Nga Gjykata Themelore në Prizren, kemi pranuar përgjigje që nuk ka pasur urdhër të mbrojtjes", ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka njoftuar se institucionet e kanë lënë në mëshirë të personave të cilët kanë pasur aktakuzë për dhunë në familje.

"Nga përmbajtja e gjithë aktakuzës shihet një pjesë se përmenden komplet person tjetër. Kjo dëshmon se sa joserioz ka qenë Prokuroria Themelore në Prizren", ka shtuar ajo.

Edhe Gzim Shala nga IKD, tha se rasti i Samie Domazetit është tipik kur tregon se shteti ka qenë i informuar për rrezikun e viktimës.

"Saime Domazeti u vra në duart e shtetit. Ky nuk është rasti i vetëm kur viktimat përfundojnë në këtë mënyrë", shtoi ai.

Anton Nrecaj nga organizata CLARD, tha se kohëve të fundit në Kosovë janë shënuar raste të rënda në duart e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat