Analisti shqiptar: Rama është si Putini

Aktuale

Analisti shqiptar: Rama është si Putini

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 22:38
Andi Bushati dhe Edi Rama

Analisti Andi Bushati e krahason kryeministrin Edi Rama me presidentin rus, Vladimir Putin.

Bushati nënvizoi se Rama është bërë ‘problem koke’ jo vetëm për opozitë, por edhe për atë pjesë të shqiptarëve që janë kundër tij.

“Nuk e besoj për një arsye shumë të thjeshtë, këta të gjithë bashkë kanë hall koke. Këta kanë Putinin mbi kokë, këta duhet të zgjidhin, çfarë duhet të bëjnë me Putinin që mund të vërë tritolin siç ia vuri Irfanit.Nuk kanë këta problem kush do jetë kryeministër i ardhshëm, këta kanë problem koke siç kanë edhe shumë shqiptarë të tjerë, që nuk janë me Edi Ramën në këtë vend.

Ti kujton se në këto zgjedhje do ketë ndonjë mundësi opozita? Ty çdo ditë po të dalin jo ministra, por këtu çdo punonjës i administratës po na del drogaxhi”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat