Asociacion të serbëve, Bytyçi paralajmëron shqiptarët: Përgatituni për revolta e barrikada

Aktuale

Asociacion të serbëve, Bytyçi paralajmëron shqiptarët: Përgatituni për revolta e barrikada

Nga: N.E. Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 13:13
Shqiptaret

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ata të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi duhet të përgatiten për kërkesa, revolta e barrikada në kërkim të asaj që Serbia dëshiron për serbët në Kosovë.

Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk mund që 30-35 mijë serbë të veriut të kenë autonomi, e shqiptarët atje mos të kenë.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ata të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi duhet të përgatiten për kërkesa, revolta e barrikada në kërkim të asaj që Serbia dëshiron për serbët në Kosovë!

Nuk mundet që 30-35 mijë serbë të veriut të Kosovës të kenë autonomi, apo të drejtë shkëputje nga Kosova dhe 700 mijë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, 120 mijë të tjerë në Luginë e 7 përqind e popullsisë së Malit të Zi të mos e kenë këtë të drejtë!”, ka shkruar Bytyçi.

Sipas tij, precedenti i Veriut të Kosovës duhet të vlejë për çdo rajon ku banojnë shqiptarët.

“Precedenti i Veriut të Kosovës do të vlejë për çdo rajon ku banojnë shqiptarë. Edhe për Shkupin. Unë besoj se këtë status do ta kërkojnë gjithashtu hungarezët e Vojvodinës, muslimanët e Sanxhakut, bullgarët e Nishit, gjermanët e Rumanisë, muslimanët turq të Bullgarisë, turqit e Selanikut, po ashtu turqit e Qipros etj. Sigurisht që kjo e drejtë do të përcilet më pas te serbët e Bosnjës, rusët e Ukrainës, Moldavisë, Letonisë, Lituanisë, Estonisë e kudo në Europën Lindore”, ka përfunduar Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat