Milazim Krasniqi: Sulmuesi i policit të plagosur në veri, të mos amnistohet

Aktuale

Milazim Krasniqi: Sulmuesi i policit të plagosur në veri, të mos amnistohet

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 16:25
Profesori universitar, Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status për policin e plagosur në Zveçan më 9 dhjetor, Ekrem Nezirin,

Krasniqi ka thënë se deri me tani, nuk ka parë ndonjë informacion për gjendjen shendetësore të policit të plagosur apo nëse familjes së tij i është ofruar ndihmë.

“Këto ditë nuk më ka zënë syri ndonjë informatë mbi gjendjen shëndetësore të policit Ekrem Neziri, i cili u plagos nga grupet terroriste serbe në fshatin Serbovc të Zveçanit më 9 dhjetor 2022. Nuk më ka zënë syri as ndonjë informatë se a i kanë ofruar institucionet tona shtetërore ndonjë ndihmë familjes së tij”, ka shkruar Krasniqi. 

Me tutje, Krasniqi ka thënë se sulmi ndaj tij nuk duhet të amnistohet. 

"Më duket e drejtë që çështja e policit tonë të plagosur të mbahet lart në axhendë të politikës e të medies, sepse ka qenë cak i sulmit terrorist, duke qenë në detyrë. Bile qeveria duhet të kërkojë që ky rast të mos përfshihet në atë lloj amnestie të pashpallur për keqbërësit serbë në veri. Plagosja e policit në detyrë nuk mund të amnestohet, nëse synojmë të jemi shtet ligjor", ka shkruar Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat