Mehaj: Adem Demaçi e Adem Jashari do të jenë prijësit tonë të përjetshëm

Aktuale

Mehaj: Adem Demaçi e Adem Jashari do të jenë prijësit tonë të përjetshëm

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:56
Armend Mehaj dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn dhe familjen e Adem Demaçit, sot bënë nderime te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Kështu bëri të ditur Mehaj, i cili i shpreh se Adem Demaçi do të mbetet përgjithmonë kryefjala e qëndrueshmërisë dhe rezistencës sonë kombëtare.

Mehaj potencoi se Adem Demaçi dhe Adem Jashari do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak.

“Në përmbyllje të një viti sfidues por të suksesshëm, nderojmë ata të cilët na frymëzuan dhe na frymëzojnë çdo ditë në angazhimin dhe punën tonë. Muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropain nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut.”, shkroi Mehaj në Facebook.

Veprimtari i çështjes kombëtare, shkrimtari, Adem Demaçi ka vdekur më 26 korrik të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat