Kusari Lila uron Kroacinë: Suksesi juaj inspirues, Serbia mbetet me mentalitet okupues

Aktuale

Kusari Lila uron Kroacinë: Suksesi juaj inspirues, Serbia mbetet me mentalitet okupues

Më: 1 janar 2023 Në ora: 22:23
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar Kroacinë për hyrjen në zonën Schgenn si dhe për hyrjen në fuqi të përdorimit të valutës euro.

Përpos urimit ndaj Kroacisë si inpirim, Kusari-Lila ia ka përmendur Serbisë mentalitetin e saj pushtues në Ballkan, duke e lënë larg integrimeve

“Përkundër humbjes së të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, sot Serbia ende qëndron prapa barrikadave në veri të Kosovës. Ke mundur të heqësh të gjitha kufizimet e integrimit kur Serbia mbetet peng i mentalitetit pushtues, ndërsa Kroacia ishte për lirinë e lëvizjes, demokracinë dhe integrimin”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Gjatë muajit dhjetor Beogradi zyrtar kishte mbështetur vendosjen e barrikadave në Veriun e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat