Jeta luksoze e “King Kobrës”, të dyshuarit për vrasjen e 31 vjeçarit në Prizren

Aktuale

Jeta luksoze e “King Kobrës”, të dyshuarit për vrasjen e 31 vjeçarit në Prizren

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:39
Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”

Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e një 31 vjeçari dhe plagosjen e një 27 vjeçari mbrëmë në lokalin e tij “Kobra City”, është një njeri i njohur për organet e rendit.

Ky i fundit deklaron se i ka rreth 196 vepra penale, ndonëse policia aludon shumë më pak. Krahas problemeve me ligjin, “Kobra” në profilin e tij në tik tok promovon një jetë luskoze, me vetura, ari e para.

Në rrjetin e tij social, Hoxhaj është shumë aktiv ku vazhdimisht poston video nga jeta e tij, me vetura të shtrenjta, pushime luksoze dhe i mbuluar me aksesorë të arit.

@dibranhoxhaj

 

♬ original sound - King Cobra Dibran

Para disa ditësh, Hoxhaj ka postuar një video ku shihet në njërën ndër makinat e shumta që ka, i mbuluar me ari dhe me një çantë shumë të shtrenjtë.

Ndërsa, në një video tjetër, të realizuar në verën e fundit, ka publikuar pamje nga pushimet e tij, në një jaht luksoz, ku nuk mungojnë stolitë e tij prej arit.

Vrasja në Prizren

Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Siç u raportua në media i vrarë mbeti 31-vjeçari nga Shqipëria, Visart Cengu, kurse i plagosur mbeti një 27 vjeçar A.B.

Sipas raportimeve nga mediat motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Dy viktimat fillimisht patën një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të gjuajnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Nga aty, ata janë larguar nga lokali, por nuk arritën të iknin që të dy gjallë. Siç mëson media, pronari i lokalit Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dyshohet se ka gjuajtur me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda.

Përveç Hoxhajt, Policia ka nisur intervistimin e disa personave të tjerë nën dyshimin se mund të jenë të përfshirë në rast.

Për rastin kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Shtetit, të cilët dolën me një njoftim në lidhje me vrasjen.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas të Kosovës.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Shtetit.

Ndërsa zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se Policia është duke u marrë me rastin.

“Kemi pranuar informatën rreth orës 04:10 për gjuajtje me armë zjarri në “Kobra City” në dalje të Prizrenit. Një person ka vdekur dhe një është plagosur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”. Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” i cili dyshohet për vrasjen e një 31 vjeçari dhe plagosjen e një 27 vjeçari mbrëmë në lokalin e tij “Kobra City”, është mjaft i njohur për organet e rendit.

Ky i fundit deklaron se i ka rreth 196 vepra penale, ndonëse policia aludon shumë më pak. Krahas problemeve me ligjin, “Kobra” në profilin e tij në tik tok promovon një jetë luskoze, me vetura, ari e para.

Në rrjetin e tij social, Hoxhaj është shumë aktiv ku vazhdimisht poston video nga jeta e tij, me vetura të shtrenjta, pushime luksoze dhe i mbuluar me aksesorë të arit.

Para disa ditësh, Hoxhaj ka postuar një video ku shihet në njërën ndër makinat e shumta që ka, i mbuluar me ari dhe me një çantë shumë të shtrenjtë.

Ndërsa, në një video tjetër, të realizuar në verën e fundit, ka publikuar pamje nga pushimet e tij, në një jaht luksoz, ku nuk mungojnë stolitë e tij prej arit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat