Dardan Islami flet për grupin rus "Wagner": Kosova duhet të përgatitet fort

Aktuale

Dardan Islami flet për grupin rus "Wagner": Kosova duhet të përgatitet fort

Më: 3 janar 2023 Në ora: 15:10
Dardan Islami

Analisti i politikës, Dardan Islami, duke folur për grupin e mercenarëve nga Rusia “Wagner”, ka thënë se Kosova duhet të “përgatitet fort”.

Islami në rrjetin social Facebook ka shkruar se derisa Serbia kërcënon me luftë si dhe armatosjen e serbëve lokalë, Kosova duhet që të jetë gati.

Islami pretendon që një ditë aleatët e Kosovës do të kërkojnë që “te hedhemi ne valle”.

Shkrimi i plotë:

Takimi i pare i “Wagner” dhe trupave Amerikane ishte ne Bengazi te Libise me 2012, ku mercenaret ruse me ndihmen e terroristeve lokal, e vrane ambasadorin Amerikan. Takimi i dyte ishte me 2018 ne Siri ku forcat Amerikane vrane 200-300 pjestar te Wagner. Goditja e djeshme ishte takimi i trete, ku raketa Himars i shkrumoi 400 mercenar te Ëagner.

Wagner pas shume vitesh prezence ilegale ne Serbi, tani ka zyre ne mes te Beogradit.

Deri sa Serbia po kercnon me ushtrin e saj, dhe po vazhdon krijimin e ‘ UÇSK’ duke i trajnuar dhe armatosur serbet lokal, aty prej kohesh jane inflitruar edhe mercenar dhe agjent rus.

Kosova duhet te pregaditet fort, duke e prite momentin kur aleatet na thone te hedhemi ne valle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat