Patriarkut serb iu ndalua hyrja në Kosovë: Kryepeshkopi Eliphodoros në ShBA i nis letër Blinkenit

Aktuale

Patriarkut serb iu ndalua hyrja në Kosovë: Kryepeshkopi Eliphodoros në ShBA i nis letër Blinkenit

Më: 3 janar 2023 Në ora: 23:24
Antony Blinken

Kryetari i Asamblesë së Ipeshkvijve Orotodoksë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryepeshkopi Elpidoforos, thuhet se i ka nisur një letër sekretarit amerikan, Antony Blinken, pasi patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, iu ndalua hyrja në Kosovë.

Në një letër të publikuar në faqen zyrtare të tyre, thuhet se janë shprehur shqetësimet e paraqitur nga hierarkët e Kishës Ortodokse Serbe në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore në lidhje me ndalimin e vizitës. 

“Patriarku Porfirije, në këtë mënyrë, nuk ishte në gjendje të ishte me besimtarët ortodoksë serbë në Kosovë në ditët para Lindjes së Krishtit.” – thuhet në këtë letër. 

Tutje, shkruan se i është kërkuar sekretarit që të lehtësojë paqendhe të drejtat e njeriut e liritë fetare të serbëve në Kosovë. 

Njoftimi është shpërndarë edhe nga manastiri i Deçanit.

“Kryepeshkopi grek ortodoks i Amerikës, Elpidophoros, kryetari i Asamblesë Ipeshkvore Ortodokse në ShBA i shkroi një letër Sekretarit të Shtetit, duke i bërë thirrje për lirinë e lëvizjes, të drejtat fetare dhe njerëzore të të krishterëve ortodoksë në Kosovë.” – thuhet në postimin e tyre në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat