10 euro në muaj për fëmijët deri në 16 vjeç, Pozhari, Muratit: Po kujton se namin e ke bo, kursena nga kopallat!

Aktuale

10 euro në muaj për fëmijët deri në 16 vjeç, Pozhari, Muratit: Po kujton se namin e ke bo, kursena nga kopallat!

Nga: A.Zh Më: 4 janar 2023 Në ora: 09:48
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas njoftimit nga ministri i Financave, Hekuaran Murati, se ka filluar aplikimi për shtesa prej 10 eurosh në muaj, për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.

Pozhari është treguar kritik ndaj shumës në fjalë, duke thënë se me 10 euro në muaj, fëmijët munden të blejnë vetëm nga një kifle për 20 ditë, përcjell Bota sot.

“10 euro në muaj për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.

Kallxoni Hekuran Muratit se me aq pare, për 20 ditë fëmijët munden me e ble veç kah një kifle. Se është t'u kujtu që namin e ka bo!

Ndërkohë, prindërve të këtyre fëmijëve çdo muaj nga paga ju ndalen taksat 20-30 fish ma shumë se sa ky 10 eurosh, me të cilat paguhen Hekurani me të tjerët. Këta që mundohen me na e shit si sukses kulmor të qeverisjes ndarjen e 10 eurove në muaj për fëmijë!

Allahile, na kurseni nga kopallat”, ka shkruar Pozhari, në një postim në Facebook.

Murati dje tha se po përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë.

“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar ai./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat