​Osmani: Kujtimi për Tahir Zemajn vjen si thirrje që vrasja të zbardhet

Aktuale

​Osmani: Kujtimi për Tahir Zemajn vjen si thirrje që vrasja të zbardhet

Më: 4 janar 2023 Në ora: 13:11
Tahir Zemaj

Në 20-vjetorin e vrasjes, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar komandantin e UÇK-së, Tahir Zemajn, i cili ishte vrarë bashkë me të birin dhe një familjar.

Osmani ka thënë se kujtimi për kolonelin Zemaj vjen si thirrje që vrasja të zbardhet.

“Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vije si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

"Heroizmi i Zemajt i jep kuptim të sotmes dhe se vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë", ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat