Ambasada amerikane shpërndan Hillin: Do të doja të shkoja në Qeveri të Serbisë e të mos flisja për Kosovën

Aktuale

Ambasada amerikane shpërndan Hillin: Do të doja të shkoja në Qeveri të Serbisë e të mos flisja për Kosovën

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:45
Christopher Hill

Ambasada amerikane në Serbi ka shpërndarë një citat të ambasadorit Christopher Hill, ku thotë se do të dëshironte që me qeverinë serbe, të fliste më shumë për investimet atje.

Në këtë deklaratë, Hill duket se e ka përmendur edhe shtetin e Kosovës.

Ambasadori amerikan citohet të ketë thënë: “Do të preferoja shumë të shkoja në Qeverinë e Serbisë, dhe të mos flisja për Kosovën atje…”

Sipas Hill, mundësia që ShBA të jetë e pjesë e së ardhmës ekonomike të Serbisë, është e mirë për të dyja vendet.

“Do të preferoja shumë të shkoja në Qeverinë e Serbisë dhe të mos flisja për Kosovën atje, por për interesat e Amerikës për të investuar në të ardhmen e gjelbër të Serbisë. Mundësia që SHBA të jenë pjesë e së ardhmes ekonomike të Serbisë është e mirë për të dyja vendet.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat