Pozhari kritikon shtesat e Hekuran Muratit: Po presim për pensionistët, veç 10 euro ju pate rritë

Aktuale

Pozhari kritikon shtesat e Hekuran Muratit: Po presim për pensionistët, veç 10 euro ju pate rritë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:08
Xhevdet Pozhari

Për analistin Xhevdet Pozhari, shtesat prej 10 euro që ka ndarë Ministria e Financave për fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, janë krejt “të pavërejtshme” në ndikim.

Pozhari merr shembull Gjermaninë, që siç shkruan ai, nga ky janar ka rritur shtesat për femijët për 50 euro.

“Korrigjim i shifrave të mëparshme: Nga janari i këtij viti, në Gjermani secilit fëmijë i ndahen nga 250 euro. Pra, në këtë periudhë të inflacionit, në shtetin gjerman janë rritur shtesat mesatarisht për 50 euro”, ka shkruar Pozhari në llogarinë e tij në Facebook, i cili thotë se e ka marrë shembull shtetin gjerman pa ndonjë pretendim në raport me Kosovë.

“Maqedonia e Veriut dhe Serbia ishin referenca për rajonin. Qeshtu Hekuran aga!”, i drejtohet Pozhari ministrit Murati, teksa shkruan edhe për pensionet e pensionistëve.

“Përndryshe, hala po presim diçka për pensionistët. Edhe atyre veç 10 euro ju pate rrit pensionet”, përfundon Xhevdet Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat