Tensionet në Veri, reagimi i ashpër i Moisiut: Vuçiq si Putini, ja rruga e vetme

Aktuale

Tensionet në Veri, reagimi i ashpër i Moisiut: Vuçiq si Putini, ja rruga e vetme

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:32
Alfred Moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku ka adresuar disa këshilla për klasën politike.

Ish-kreu i shtetit foli edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

“Vuçiç me barrikadat në Veri po vepron si Putini. Siç vepron ai po bën dhe ky. Megjithatë, përpjekjet duhen bërë, sepse o do ndeshesh, o do gjesh gjuhën e të bësh kompromise.

Rrugë tjetër nuk ka për të zgjidhur problemet me fqinjët. Ndaj, çdo përpjekje unë e quaj me vlerë. Dikush bie dakord e dikush jo, por çdo gjë do kohën e vet. Ballkani Hapur u kritikua fillimisht nga BE dhe SHBA, ndërsa tani jo. Përpjekja për t’u marrë vesh me fqinjët është e mirë, por gjithmonë duhet të ketë sinqeritet”, tha Moisiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat