Murati: Plani franko-gjerman e fuqizon sovranitetin e Kosovës

Aktuale

Murati: Plani franko-gjerman e fuqizon sovranitetin e Kosovës

Më: 5 janar 2023 Në ora: 00:00
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati tha se nëse krijohet një Kosovë funksionale, atëherë nuk është e nevojshme të vijë njohja nga Serbia.

Madje, Murati tha se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë – Serbi në një farë forme e fuqizon sovranitetin e Kosovës, prandaj sipas tij, Serbia ka qenë e interesuar të krijojë tensione në veri të Mitrovicës.

“Nëse ne e krijojmë një Kosovë funksionale, atëherë njohja të mos vijë fare. Parësore duhet të jetë funksionaliteti i shtetit. Plani franko-gjerman në një farë forme e fuqizon sovranitetin e Kosovës. Mund të krijohet mundësia për njohjen nga pesë shtetet e BE-së, e krijon mundësinë që Kosova të ketë raport institucional e zyrtar me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. E kjo sigurisht që është e dhimbshme për Serbinë. Situata dhe tensionet që ishin në veri, e kanë një histori në vete. Në këtë rast, Serbia ka qenë e interesuar për tensionime sepse nuk i pëlqen pjesa e planit franko-gjerman, e cila nuk e ka njohjen në qendër” deklaroi Murati.

Tutje, Murati tregoi se idenë e njohjes në qendër, e ka kundërshtuar gjithmonë, pasi sipas tij, në qendër duhet të jetë reciprociteti.

“Njohja duhet të vijë si produkt i zgjidhjeve të dobishme që bëhen në terren. Pra, nëse bëhen zgjidhjet e mira, mos të vijë njohja fare”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat