Gani Geci në burg, vjen mbështetja për të: I pathyeshëm, edhe këtë sfidë do ta kalosh!

Aktuale

Gani Geci në burg, vjen mbështetja për të: I pathyeshëm, edhe këtë sfidë do ta kalosh!

Nga: A.M Më: 5 janar 2023 Në ora: 06:30
Pamje nga përcjellja e Gani Gecit për në burg

Dje, ish deputeti Gani Geci, njoftoi se në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka filluar mbajtjen e burgut prej 3 vite e 6 muaj, si i dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Geci për në burg u shoqërua nga familjarë të tij, por aty ishte edhe drejtuesi i Illyrian Eagles apo Shqiponjat Iliriane, Sabi Kaçanolli.

Madje, Kaçanolli publikoi fotografi pak qaste para hyrjes në burg të Gecit, ku atij i uroi lirim sa më të shpejtë.

Postimi i plotë

04.I.2023 Prishtinë.

Shoku jem i pathyeshëm Gani Geci të dëshiroj lirim sa ma të shpejt, çdoherë je kanë i fortë dhe edhe këtë sfidë ke me kalue siç kem kalue edhe shumë sfida tjera së bashku.

Image
Pamje nga përcjellja e Gani Gecit për në burg
Image
Pamje nga përcjellja e Gani Gecit për në burg
Image
Pamje nga përcjellja e Gani Gecit për në burg

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat