SHBA tha se nuk është koha për njohje të ndërsjellë, Abdixhiku: Qeveria e Kosovës bëri të pabëshmen

Aktuale

SHBA tha se nuk është koha për njohje të ndërsjellë, Abdixhiku: Qeveria e Kosovës bëri të pabëshmen

Nga: M.L. Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:51
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka komentuar raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka rikujtuar 7 shkurtin e vitit 2021, kur Presidenti Joe Biden i kishte kërkuar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjell.

Por, sipas Abdixhikut, tash e dy vite me Qeverinë Kurti edhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar.

“Tani aleati ynë kryesor thekson se koha nuk është për njohje”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

SI ARRITËN DERI KËTU?

Më 7 shkurt të vitit 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar Presidentit të Serbisë Vuçiq, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Pra njohja e ndërsjellë, respektivisht njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte politikë qendrore e administratës Biden. Si njëri nga Presidentët më të involvuar me çështjen e Kosovës, që nga vitet e 90-ta e këndej, Joe Biden dhe qëndrimi këmbëngulës për Kosovën, shpërfaqnin një mundësi të jashtëzakonshme për popullin e vendin tonë.

Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Tani aleati ynë kryesor thekson se koha nuk është për njohje. Ky qëndrim vjen si pasojë e papërgjegjësisë populliste që për politikë turmash jo që s’arriti të përfitojë nga kjo administratë, por pariparueshëm degradojë relacionet në qëndrime që tani dhe normalizojnë mosnjohjen. Dhe kështu, si në asgjë, në momentin më të mirë në dekada për Kosovën, e në momentin më të rëndë për Serbinë e aleatin e saj Rusinë - Qeveria e Kosovës bëri të pabëshmën, regresoj në fundament me partnerë strategjik duke i dhënë një dhuratë të papritshme kundërshtarit tonë historik.

Liderët shtetërorë i detyrohen popullit të Kosovës një shpjegim se si arritën - në dy vite të tyre - deri tek ky përfundim. Sepse politika e tyre e theqafjes nuk përbën asnjë shpjegim patriotik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat