Therja 7 herë me thikë e 25 vjeçarit në Istog - prokurori i lë të lirë tre të dyshuarit

Aktuale

Therja 7 herë me thikë e 25 vjeçarit në Istog - prokurori i lë të lirë tre të dyshuarit

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar është therur shtatë herë me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Saradan të Istogut. Për rastin, policia fillimisht ka arrestuar tre persona të dyshuar, të njëjtit pastaj janë liruar nga prokurori në procedurë të rregulltë.

Detaje për therje ka dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Rastin në polici është paraqitur nga nëna e viktimës.

“Saradran, Istog 04.01.2023, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë, 25 vjeçari është duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Për gjendjen e tij janë deklaruar nga spitali, përmes një njoftimi publik ku thuhet se pacienti ka pasur tetë plagë në kokë, ekstremite dhe pjesë të tjera të trupit.

“Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therur me mjete të mprehta”, thuhet në komunikatën për media.

“Pacienti ka pasur tetë plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore”.

Tutje, bëhet e ditur se ekipi kujdestar i prirë nga kirurgu Rifat Dreshaj e ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që sipas tyre, kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të pacientit.

“Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat