Menaxheri i “Hib Petrol” tregon pse klientët u larguan nga restoranti

Aktuale

Menaxheri i “Hib Petrol” tregon pse klientët u larguan nga restoranti

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:57
Ai thotë se krejt kjo situatë ka ardhur pasi një klient ka hedhur sprej të syve brenda objektit.

Zeqir Janova, menaxher i pikave të Hib Petrol ka sqaruar videon e publikuar brenda restorantit të Hib Petrol në Gjilan ku shihen disa klient duke u larguar të tmerruar nga kjo pikë.

Ai thotë se krejt kjo situatë ka ardhur pasi një klient ka hedhur sprej të syve brenda objektit.

“Ka qenë një sprej për sy. Një klient e ka hedhur”, tha Janova.

Mediat lokale në Gjilan kanë publikuar një video ku shihen klientët duke ikur të tmerruar nga ambientet e restorantit.

Disa nga ta shihet të kenë marr edhe trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat