Halil Matoshi publikon të vërtetën e tretë: Ka të bëjë me të folurit për luftë

Aktuale

Halil Matoshi publikon të vërtetën e tretë: Ka të bëjë me të folurit për luftë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:11
Opinionisti, Halil Matoshi

Opinionisti, Halil Matoshi, ka publikuar sot të vërtetën e tretë e që gjithsej pritet t’i publikojë dhjetë të vërteta.

E vërteta e tretë e Matoshit ka të bëjë me deklarimet e ndryshme për mundësinë e luftës.

Matoshi ka shkruar, se të folurit për luftë është papërgjegjshmëri shtetërore.

Ai ka thënë se retorika luftarake e Serbisë tenton që të “Beogradi “paralajmëron” faktorin ndërkombëtar se Prishtina e ka këtë synim”.

Shkrimi i plotë i tij:

Dekalogu

Çka (s)ka me ndodhë sivjet apo cilat janë sot dhjetë të vërtetat që duhet t’i dijnë kosovarët?

3.

Të folurit për luftë është papërgjegjshmëni shtetërore nga kushdo që vjen, pra janë zëra të mbytur në shkretëtirë. Retorikat luftarake të shefit të shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Mojsilović dhe ngrehja e topave në Rashkë, janë lojëra të Vučić-it, që Prishtina zyrtare të zbrapset nga çfarëdo Operacioni (që Beogradi zyrtar për efekte propagande e trumbetonte si “Oluja”) në veri të Kosovës edhe në të ardhmen. Pra, Beogradi “paralajmëron” faktorin ndërkombëtar se Prishtina e ka këtë synim!? 

Realisht, Prishtina as në të kaluarën dhe as tash nuk ka interes për ndonjë operacion përmasash të mëdha në veri. Prishtina nuk mësynë “çlirimin” e Veriut të vendit nga Serbia, e cila zyrtarisht nuk ka bërë inkursion në këtë pjesë të Kosovës, porse synon shtypjën e bandave kriminale atje, (të influencuara nga politika e Beogradit) që të mundësohet vendosja e sovranitetit të shtetit në territorin kushtetues.

Divzioni Malor amerikan në kampin Notting Hill në veri të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat