Publikohet foto e mërgimtarit që vdiq sot në aksident të tmerrshëm në Çagllavicë

Aktuale

Publikohet foto e mërgimtarit që vdiq sot në aksident të tmerrshëm në Çagllavicë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 13:13
Arbënor Ademi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:40 në Çagllavicë, ku si pasojë e plagëve që ka marrë ka vdekur një 35-vjeçar me inicialet A.A.

Media mëson se mërgimtari që vdiq në aksidentin e tmerrshme është Arbënor Ademi, nga komuna e Lipjanit.

Për vdekjen e mërgimtarit kane reaguar edhe familjarët e tij, në rrjetin social Facebook.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet  (me targa të huaja).  Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat