Suspendohet mësuesi nga Vushtrria, akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 6-të

Aktuale

Suspendohet mësuesi nga Vushtrria, akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 6-të

Më: 5 janar 2023 Në ora: 15:04
Ilustrim

Ngacmimet seksuale sidomos te të miturat kanë filluar të ngriten vitet e fundit. Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur edhe në komunën e Vushtrrisë.

Një mësues nga Vushtrria është suspenduar, nga puna, meqë i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.

Këtë e ka konfirmuar për kk, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ndërsa u shpreh se do të ketë zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.

Policia ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për ngjarjen e ndodhur, media ka kontaktuar për të marrë informata shtesë, por ata ende nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat