Haradinaj: Lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:59
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Këtë lajm Haradinaj e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, teksa shkruan se kjo iniciativë duhet të jetësohet sa më parë.

Postimi i tij i plotë:

E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat