Koeficientët sekretë/Ish-ministri i Financave: Qeveria po do ta shtyjë implementimin e Ligjit për Paga

Aktuale

Koeficientët sekretë/Ish-ministri i Financave: Qeveria po do ta shtyjë implementimin e Ligjit për Paga

Më: 5 janar 2023 Në ora: 18:59
Haki Shatri

Ligji i Pagave në sektorin publik u miratua në Kuvend më 22 dhjetor të vitit 2022.

I njëjti të mërkurën e 4 janarit të 2023-ës mori dekretimin edhe nga anë e Presidentes, Vjosa Osmani.

Megjithatë akoma nuk dihet se sa është paraparë të jetë vlera e koeficentit që përcakton rrogat për punonjësit shtetërorë.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se Qeveria me mbajtjen sekret të vlerës po do ta shtyjë implementimin e ligjit.

“Në ligj shkruan që vlera e koeficentit përcaktohet çdo vit me ligjin vjetor të buxhetit. Qeveria e ka kaluar ligjin për buxhetin dhe e ka anashkaluar definimin e vlerës së koeficientit në buxhet. Në buxhet i ka paraparë pos 75 milionë euro më shumë për pagat. Kjo shumë s`mjafton me e mbulu implementimin e Ligjit për 1 vjet. Pos për gjysmën e dytë të vitit 2023, qershor e andej”.

Megjithatë, ligji që veçse është përcjell për publikim në Gazetën Zyrtare pritet të hyjë në fuqi nga muaji shkurt.

Shatri ka thënë se nëse ndodh kjo, atëherë me shumën prej 75 milionë eurove shtesë për pagat, vlera e koeficientit i bie të jetë pos 100 euro.

“Vlera e koeficentit nëse është 100 euro me këtë buxhet mundet me u implementu. Nësë caktohet 120 euro, nuk kanë me mujt me implementu. Koeficienti duhet të jetë 120 euro së paku ose për me i mbulu shpenzimet e shportës 130 euro. Më 130 i bjen me pasë ngritje, por jo ndonjë ngritje e lumtur”, theksoi Shatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat