Marka e famshme zvicerane e orëve nxjerr modelin e ri me Skëndërbeun

Aktuale

Marka e famshme zvicerane e orëve nxjerr modelin e ri me Skëndërbeun

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:46
Ora e Franck Muller me Skënderbeun

Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Ora ka ngjyrat kuq e zi, të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut.

Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se baba i shqiptarëve vazhdon me qenë yll në qiellin e heronjve të mëdhenj të njerëzimit, edhe pas më shumë se pesë shekujve të vdekjes së tij.

Postimi i plotë:

Kompania e famshme zvicerane e prodhimit të orëve të shtrenjta, Franck Muller, paska nxjerrë në treg një model të ri të orës së dorës me portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Baba i shqiptarëve vazhdon me qenë yll në qiellin e heronjve të mëdhenj të njerëzimit, edhe pas më shumë se pesë shekujve të vdekjes së tij. Sepse jeta dhe vepra e tij janë të pashoqe në historinë e luftërave për liri, në historinë e qëndresës kundër tiranive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat