Pas vdekjës së pacientit, reagon kardiokirurgu Shala: Rifat Brahimaj flet per operacionin tim, duke qenë në pushim vjetor

Aktuale

Pas vdekjës së pacientit, reagon kardiokirurgu Shala: Rifat Brahimaj flet per operacionin tim, duke qenë në pushim vjetor

Më: 5 janar 2023 Në ora: 23:22
Kushtrim Shala

Kardiokirurgu, Kushtrim Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas rastit të vdekjes së pacientit në QKUK që pasoi pas operimit të tij.

Shala ka thënë se nuk iu dha mundësia të ju drejtohet mediave në cilësinë e Kardiokirurgut operator dhe njëherit kujdestar në kardiokirurgji me daten kur ndodhi operimi.

Tutje ai shtoi se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj nuk ka qenë fare prezent në punë, dhe pa pasur njohuri për rrjedhën e operacionit ka thirrur mediat që të flas për këtë çështje.

“Për dallim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj i cili pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë t’a bëj në cilësinë e u.d. drejtorit) thërret mediat dhe u flet per operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat