Agani: Sistemi i sigurimeve shëndetësore është dashur të funksionalizohej në vitin 2015

Aktuale

Agani: Sistemi i sigurimeve shëndetësore është dashur të funksionalizohej në vitin 2015

Më: 6 janar 2023 Në ora: 00:21
Ferid Agani

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka folur për aktakuzën që iu bë ndaj tij, ku tha se ka qenë plotësisht e pabazë.

Agani tha se arsyet dhe shkaqet e vërteta nuk i di dhe nuk dëshiron të merret me to, mirëpo sipas tij, pasojat për reformën në sistemin shëndetësor kanë qenë tragjike për qytetarët.

Sipas tij, sistemi i sigurimeve shëndetësore ishte dashur që funksionalizohej në vitin 2015, për të cilën ai thotë se ka punuar shumë dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet, por se ngritja e aktakuzës e ka goditur edhe këtë reformë pasi thotë se ministrat që e pasuan atë nuk e kishin vizionin për kryerjen e asaj reforme.

“Ka qenë plotësisht e pabazë, mirëpo kjo drejtësi kosovare zgjati shumë në këtë rast që nga viti i 7 në të cilën ky proces gjyqësor i ka ditët e numëruara. Por megjithatë arsyet dhe shkaqet e vërteta nuk i di dhe nuk dua të merrem me to, mirëpo pasojat e saj për reformën në sistemin shëndetësor kanë qenë tragjike për qytetarët. Ata kanë qenë viktimat më të mëdha sepse kanë ngel pa sistemin e sigurimeve shëndetësore i cili ishte dashur që të filloj të funksionojë në vitin 2015, janë bërë të gjitha përgatitjet”, deklaroi Agani.

Ish-ministri, Ferid Agani së bashku me ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani akuzohet se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare me rastin e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me spitalet private, si dhe me ndarjen e mjeteve për pacientët që ishin trajtuar në këto spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat