Murati thotë se problemi me Serbinë do të zgjidhej përmes ripërcaktimit të kufijve

Aktuale

Murati thotë se problemi me Serbinë do të zgjidhej përmes ripërcaktimit të kufijve

Më: 6 janar 2023 Në ora: 00:49
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se në opinion publik nuk është se ka pasur të atillë që nuk kanë qenë pro idesë së ripërcaktimit të kufijve me Serbinë.

Por siç thotë Murati, ish-presidenti Hashim Thaçi nuk e kishte shtruar si duhet këtë ide.

“Mendoj që së pari nuk e ka shtruar në partinë prej kah vjen, Partinë Demokratike. Nuk e ka shtruar me partnerët e koalicionit. Atëherë Haradinaj ka qenë një kundërshtues i madh, dhe ishte edhe kryeministër. Nuk e ka shtruar me partnerët, në fund të ditës me atë që mund të quhet edhe krahu i luftës, që ishte shumë e rëndësishme për t’u përpunuar”, tha ai.

Ish-ministri Murati theksoi se në atë kohë ishte humbur një rast që problemi me Serbinë të zgjidhet përmes ripërcaktimit të kufijve.

“Sepse thjesht ajo që unë mendoj që ai ka menduar që në momentin kur Shtetet e Bashkuara, një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare, e ka lejuar që kjo temë të hidhet në tryezën e bisedimeve, ai ka mendu që nuk mund të ketë kundërshtime kaq të mëdha dhe nuk ka qenë shumë i kujdesshëm, fatkqësisht, ne e kemi humb aty një rast në atë kohë të jashtëzakonshëm për ta zgjidhur problemin me Serbinë, përmes ripërcaktimit të kufijve”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat