Sërish kolona në pikëkalimet kufitare në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë

Aktuale

Sërish kolona në pikëkalimet kufitare në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Edhe sot në orët e mëngjesit ka kolona në disa pikëkalime kufitare të Kosovës me Serbinë, ku bashkatdhetarët po presin me orë për të dalë nga Kosova.

Kolona sot në mëngjes ka në pikëkalimet kufitare, Merdar, te Dheu i Bardhë, Mutivodë e Muçibabë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar në Merdar pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë deri në një orë e gjysmë.

Ndërkaq në Muçibabë deri në një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat