Vitia takohet me ambasadorin gjerman, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Aktuale

Vitia takohet me ambasadorin gjerman, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:30
Arben Vitia, ka pritur sot Jorn Rohden

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit, temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat